Mblidhet Këshilli Kombëtar për Verë

Takim pune

Odoo • Image and Text

Takim pune 

Nën udhëheqjen e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të verës z. Bekim Hoxha, sot në lokalet e Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari u mbajtë takimi i rregullt i punës.

Rendi i ditës;

1. Njoftim për të dhënat e fundit sektoriale në Vreshtari dhe Verëtari. Deklarimet vjetore nga viti 2020.

2.  Aplikacioni për Emërtimin e Mbrojtur dhe Treguesit e mbrojtur gjeografikë për verën “Rahoveci”. Ecuria pas aplikimit.


3. Përgatitja dhe harmonizimi i bazës ligjore në raport me zhvillimet në Sektor.

4. Të ndryshme.

Odoo • Image and Text

Deklarimet vjetore nga viti 2020

z. Hoxha paraqiti vizualisht të gjitha të dhënat sektoriale nga Vreshtaria dhe Verëtaria për vitin 2020. Të pranishmit u paraqiten me komentet  dhe interesin e tyre për trendet e zhvillimit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë.

Odoo • Image and Text

Aplikacioni për Emërtimin e Mbrojtur dhe Treguesit e mbrojtur gjeografikë për verën “Rahoveci”. Ecuria pas aplikimit.


Kryetari i SHVK "Enologjia" z, Ruzhdi Haxhijaha paraqiti ecurinë e aplikacionit të bërë në MTI gjegjësisht në API për Emërtimet e Origjinës dhe Treguesit e Mbrojtur Gjeografikë "Rahoveci".

Në diskutim mori pjesë edhe anëtari i Këshillit Kombëtar z. Nezir Gashi njëherit edhe Drejtor në API. z. Gashi njoftoi të pranishmit se është formuar komisioni për shqyrtimin e aplikacionit për Emërtimet e Origjinës dhe Treguesit e Mbrojtur Gjeografikë "Rahoveci". Shumë shpejt pritet vlerësimi i këtij aplikacioni. Komisioni është formuar.

Harmonizimi i bazës Ligjore me Rregulloret e B.E. -së

z. Hoxha njoftoi të pranishmit për planin legjislativ që pritet të realizohet gjatë vitit 2021. Detyra e parë pritet të jetë përgatitja dhe aprovimi i koncept dokumentit për Vreshtari dhe Verëtari i cili i paraprinë draftimit të Ligjit të ri për Verërat.

Po ashtu në vitin 2021 planifikohet edhe Ndryshimi dhe Plotësimi i tre Udhëzimeve Administrative që plotësojnë fushëveprimin në Vreshtari dhe Verëtari.

Në takim u prezantua edhe rezultatet e raportit nga Auditimi Sektorial në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari dhe kompanitë prodhuese të verës që  u realizua nga Peter Mainka i angazhuar nga Ministria e Bujqësisë së Gjermanisë për të realizuar auditim të procedurave dhe dokumenteve shoqëruese të cilat përdoren në Sektorin e Vreshtarisë dhe Verëtarisë për të parë pajtueshmërinë me Rregulloret Përkatëse të B.E. -së.

Bashkangjitur gjeni dokumentin.



Odoo • Text and Image