Njoftim për deklarimin e projeksionit të Prodhimit - vjelja e vitit 2019

Odoo • Image and Text

Bazuar në Ligjin Nr.04/L-019 për Ndryshim dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-8, për Verërat,  U.A. 24/2008, mbi regjistrat e brendshëm dhe të jashtëm të Ndërmarrjeve prodhuese të rrushit, verës dhe prodhimeve nga rrushi e vera, bazuar në  neni 3, pika  b)  dhe U.A. 01/2017 Për regjistrin e vreshtave, deklarimet e obligueshme, dokumentet përcjellëse dhe evidencat në bodrumet e verës Neni 10 pika 2 e këtij Udhëzimi Administrativ.

Departamenti i Vreshtarisë dhe Verëtarisë kërkon nga ju të bëni deklarimin e projeksionit të prodhimit  nga vjelja e vitit 2019 dhe sasisë së lëngut që do ta dërgoni për destilim nga prodhimi i vitit 2019. Deklarimi fillon të bëhet nga data 11 Dhjetor 2019 deri më datën 15 Janar 2020