Shkëmbim i përvojave me delegacionin nga Maqedonia e Veriut

Takim pune me delegacionin e Ministrisë së Bujqësisë nga Republika e Maqedonisë Veriore

Odoo - Sample 1 for three columns

Regjistri i Vreshtave

Gjatë muajit Janar dhe Shkurt janë mbajtur tri takime ndërmjet stafit të Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari dhe stafit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë nga Ministria e Bujqësisë nga Maqedonia Veriore.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë asistenca jonë për palën nga Maqedonia e veriut në lidhje me Regjistrin e Vreshtave dhe Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë së Verërave.

Odoo - Sample 2 for three columns

Sistemi për Menaxhimin e Cilësisë së Verës

Për këtë arsye u realizua prezantimi detal për Regjistrin e Vreshtave dhe Sistemin për Menaxhimin e Cilësisë së Verërave. Këto takime kanë ardhë si rezultat i rekomandimeve nga SWG dhe Ekspertët Gjerman në kuadër të Grupit Punues të ekspertëve këshillues për verë në kuadër të Evropës Juglindore.

Odoo - Sample 3 for three columns

Dokumentet përcjellëse

Procedurat dhe dokumente shoqëruese për Vreshtari dhe Verëtari u prezantuan në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari.

A realizua paraqitja e ndryshimeve dhe u spjegu për evidentimin e ndryshimeve nga tereni në sistemin Kaveko. 

z. Morina prezantoi sisteemin si tërësi dinamike me qasje nga distanca web aplikacion që punon 24/7.

Odoo - Sample 1 for three columns

Prezantimi në kohë reale (online) i sistemit

Trajtimi i kërkesave nëpër statuse përkatëse që nga momenti i paraqitjes së kërkesës, kontrollit administrativ, analizave fiziko - kimike, vlerësimin organoleptike, lejes për vendosje në treg dhe çertifikimin e verës.

Odoo - Sample 2 for three columns

Prezantim i deklarimeve vjetore

Baza e sistemit Kaveko qëndron në zbatimin e bazës ligjore për tri komponentët kryesore.

1. Deklarimin përfundimtar të vjeljes së rrushit nga 1 Shtatori deri më 10 Dhjetor për çdo vit kalendarik.

2. Deklarimin e prodhimit vjetor të verës nga 11 Dhjetor deri më 15 Janar të çdo viti   

3. Deklarimi vjetor i stoqeve në datën 31 Korrik të çdo viti kalendarik.

Odoo - Sample 3 for three columns

Numri zyrtar i kontrollit

Pas kompletimit të statuseve për secilën kërkesë dhe pas çertifikimit të verës plotësohen kushtet për ndarjen e Numrit Zyrtar të Kontrollit dhe dhënien e lejes për vendosje në treg.