Takim pune për Emërtimet e Mbrojtura të Origjinës dhe Treguesit Gjeografikë në Verë

Odoo • Image and Text

 

Në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari në Rahovec nën përkujdesjen e Drejtorit të Departamentit z. Bekim Hoxha dhe stafit të D.V.V. -së me datë 28.01.2020 është mbajtur takimi i parë në vitin 2020 me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës "Enologjia" dhe prodhuesit e licencuar të verës nga MBPZHR. Qëllimi i takimit ishte njoftimi i kompanive me procedurat për aplikimin për Emërtimet e Mbrojtura të Origjinës dhe Treguesit Gjeografikë në Verë.  Për të pranishmit ishte përgatitur edhe një prezantim lidhur me procedurat për mbrojtje të Emërtimeve të Origjinës dhe Treguesve Gjeografikë në Verë.  

 Në takim nga të pranishmit u theksua rëndësia që kompanitë e licencuara së bashku me Shoqatat e Vreshtarëve dhe Verëtarëve të lëvizin në drejtim të aplikimit për mbrojtje dhe plotësimin e kritereve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit në kuadër të Protokolit të II -të për njohjen dhe mbrojtjen reciproke të verës me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në fund të takimit Shoqata e Verëtarëve të Kosovës "Enologjia" dhe prodhuesit e licencuar të verës nga MBPZHR u dakorduan që aplikimi të bëhet në emër të prodhuesve të licencuar të verës nga MBPZHR aktualisht 33 prodhues dhe arritën në përfundim se aplikimi në Agjensionin për Pronësi Industriale të realizohet gjatë javës që po vjen.

 Odoo • Image and Text