Punëtori një ditore:

“ ESCA – Problem aktual apo patologji që kërkon strategji për kontroll”.

Nën patronatin e  Drejtorit të Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari z. Bekim Hoxha dhe në bashkëpunim me “Agro USAID ”me datën 17 Dhjetor është organizuar punëtoria një ditore me temën : “ ESCA – Problem aktual apo patologji që kërkon strategji për kontroll”. 

Odoo • Image and Text

Në punëtori me prezantimet e tyre u paraqitën ekspertët vendor të fushës  z. Nesim Morina, z. Imer Berisha, z. Sylejman Bala, dhe z. Maxhun Shehaj. Në fund të punëtorisë u miratua konkluzioni për themelimin e Grupit punues që do të bëjë inventarizimin e paraqitjes së kësaj sëmundje në hardhinë e rrushit në tërë rajonin vreshtar të Republikës së Kosovës dhe do të krijojë strategjinë për mbrojtje nga kjo sëmundje. 

Odoo • Image and Text

Pjesë e grupit punues do të jenë ekspertët e mbrojtjes së bimëve,  përfaqësuesit nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Agjensioni i Veterinës dhe Ushqimit, përfaqësuesit nga tetë zonat vreshtare, përfaqësuesit nga MBPZHR si dhe ekspertë të pavarur nga lëmia e mbrojtjes së bimëve.

Odoo • Image and Text