Takim i grupit punues

"Eshka e hardhisë, Virozat dhe Fitoplazamat në hardhinë e rrushit"

Sot me datë 30.03.2021, në Departamentin për Vreshtari dhe Verëtari u mbajtë takimi i pestë i Grupit punues për monitorimin e sëmundjes "Eshka e Hardhisë".


Odoo - Sample 1 for three columns

Prezantime 


Për sëmundjen "Eshka e hardhisë" prezantimin në emër të grupit e bëri Msc. Nesim Morina – Të dhëna mbi sëmundjen dhe gjendjen përkitazi me të në vreshtat tona Msc. Nesim Morina Ing. i dipl. Sylejman Bala, Dr. Maxhun Shehaj. z. Morina elaboroi ciklin biologjik të sëmundjes dhe shpërndarjen në zonat vreshtare dhe varietetet e rrushit.

Odoo - Sample 2 for three columns

Prezantime

Me prezantime u paraqitën edhe specialistët nga Instituti Bujqësor i Kosovës Msc. Bekri Xhemalji Xhemali me prezantimin " Flaveshenca e artë e hardhisë (Flavescence dorée)", "Cikadia e hardhisë së rrushit (Scaphoideus titanus) dhe Nematoda e tokës" -  Xiphinema spp. Msc. Gazmend Gjinovci)  dhe "Sëmundjet virusale në hardhinë e rrushit". Msc. Agron Bunjaku. Me prezantim u paraqit edhe Ing. i dipl. Qamil Cena "Kontrollin e sëmundjeve në vresht."


 


Odoo - Sample 3 for three columns

Komente dhe sugjerime

Me komente dhe sugjerime për këto sëmundje dhe dëmtues kontribuan edhe stafi nga Departamenti i Shërbimeve Këshillimore znj. Elheme Hetemi, Inspektorët Fitosanitar znj. Besa Krasniqi  zyrtarët komunal nga Drejtoria Komunale për Bujqësi e Rahovecit z, Ilvi Durguti dhe zyrtarët komunal nga Drejtoria Komunale për Bujqësi e Malishevës z. Milaim Morina.


Odoo • Image and Text

Rekomandimet

Grupi punues u dakordua si vijon:

1. Të bëhet monitorimi rigoroz për Cikadia e hardhisë së rrushit (Scaphoideus titanus) dhe Nematoda e tokës -  Xiphinema spp.

2. Në pajtim me fazat fiziologjike në hardhi të rrushit të vendosen stick trapet për të evidentuar praninë e këtyre dëmtuesve shkaktarë të sëmundjeve.

3. Inventarizimin - krijimin e bazës së të dhënave për secilat zona ku hasen këto sëmundje dhe dëmtues.

4. Involvimi i Këshilltarëve Komunalë për Bujqësi përmes këshillave dhe ditëve fushore në preventivën dhe luftimin e këtyre dëmtuesve dhe sëmundjeve.

5. Realizimi i detyrave të punës që kanë dalë nga takimi katërt dhe pestë  i grupit punues.