HISTORIKU


Duke u nisur nga fakti që kultivimi i hardhisë së rrushit është maksimalisht i përqëndruar në regjionin e Dukagjinit, atëherë ky regjion konsiderohet edhe regjioni kryesor vreshtar në Kosovë. Regjioni i Dukagjinit ndahet në në dy nën regjione. Nën regjionin verior përfshin zonat vreshtare të Pejës, Istogut dhe Klinës ndërsa nënregjioni jugor përfshin zonat vreshtare të Gjakovës, Rahovecit, Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës.

Kultivimi i rrushit ka traditë mijëravjeçare, duke iu falënderuar klimës që është shumë e mirë për kultivimin e rrushit, si të verës ashtu dhe të tryezës, si dhe pozitës gjeografike qe është mjaft e favorshme për kultivimin e një kulture të tillë. Një kohë të gjatë prodhimi i verës ishte vetëm për tregun vendor, ndërsa në vitet e 70-ta gjatë sistemit socialist industria e verës në Kosovë pati një ngritje të konsiderueshme. Sasia më e madhe e prodhimit të verës u orientua me destinim tregun e atëhershëm gjerman dhe në këtë mënyrë arrihet qarkullimi më i madh në vend sa i përket industrisë së verës. Kapaciteti në zonen vreshtare të Rahovecit ishte rreth 50 milion litra dhe përafërsisht i tëri eksportohej jashtë vendit. Në Gjermani vera eksportohej në sasi shumë të mëdha për më pak se 1 DM për litër, ku në vitin 1989 arrin sasinë më të madhe të eksportit prej rreth 40 milion litra.Pas shpërbërjes së Jugosllavisë, politika diskriminuese serbe merr një vendim diktatorial për industrinë e verës në Kosovë duke larguar nga vendet e tyre të punës punëtorët nga kompanitë shtetërore të verës. Si rezultat i largimit nga puna dhe nga influenca e jashtme, sidomos nga ndërprerja e tregtisë gjatë luftës në Bosnjë, gjatë viteve të 90-ta industria e verës në Kosovë stagnoi pikërisht në kohën kur industritë e verës u bënë mjaft të sofistikuara. Përfundimi i luftës së fundit në Kosovë dhe një periudhë kohore e vendit me një status të padefinuar si dhe një proces i ngadaltë i privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore ndikuan në rënien e industrisë së verës, me ç’rast shumë hektarë tokë të mbjellur me vresht  mbeten djerin. Një pjesë e vreshtave që ishin dedikuar kultivimit të rrushit kryesisht me varietete të tryezës punoheshin pak ose nuk punoheshin fare. Efekti ishte shumë i madh sidomos në regjionin e Rahovecit, ku duke iu referuar të dhënave lokale 40% e njerëzve që jetonin në këtë regjion ishin duke u marrë me kultivimin e rrushit dhe industrinë e verës. Privatizimi i disa ndërmarrjeve në vitin 2006 ka ringjallur shpresën se Kosova mund të ketë një industri mjaftë të zhvilluar të verës gjithnjë duke iu referuar përparësive të saj natyrore  edhe një herë e kthen industrinë e verës në burim të besueshëm të të hyrave shtetërore. Gjithashtu përkushtimi i madh i Ministrisë së Bujqësisë duke përkrahur krijimin e Kadastrit të Vreshtave në bazë të udhëzimeve të BE-së, përmes të cilit do të arrihet te mënyrat më të lehta dhe të aplikueshme për subvencionimin e vreshtarëve me ndihma të ndryshme, të ngjallë shpresën se vendi ynë do të jetë pjesë e rëndësishme e vendeve me një industri të zhvilluar të verës në botë

 

Odoo • A picture with a caption
Kadastri i Vreshtave Rahovec



Departamenti per Vreshtari dhe Verëtari (DVV) në kuadër të Ministrisësë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është përgjegjës për menaxhimin e pasurive vreshtare dhe verëtarisë në Republikën e Kosovës. 

Aktivitetet në DVV –Rahovec fokusohen në sektorin e Vreshtarisë dhe Verërave në gjithë Rajonin Vreshtar të Kosovës, me qëllim krijimin e ambientit të përshtatshëm, konkurrues dhe të qëndrueshëm për kultivuesit e rrushit, prodhuesit dhe tregtuesit e verërave, rakisë dhe prodhimeve tjera nga rrushi, vera dhe verërave frutore. 

Odoo • A picture with a caption
Kadastri i Vreshtave-Rahovec
Odoo • A picture with a caption
Organogrami i DVV-së

Drejtuesit e Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari


Company team


Bekim Hoxha

Drejtor i Departamentit për Vreshtari dhe Verëtari

Company team


Nesim Morina

Shef i Divizionit të Vreshtarisë

Company team


Ylber Kuçi

Shef i Divizionit të Verëtarisë

Company team


Selami Vuçitërna

Shef i Divizionit të Laboratorit

Company team


Sylejman Bala

Shef i Divizonit të PHSD

 

Company team


Tasim Bajrami

Zyrtar i Lartë për Verëtari

Company team


Nazim Shehu

Zyrtar i Lartë i Laboratorit

Company team


Sadik Korenica

Zyrtar i Lartë Administrativ

Company team


Ganimete Popaj

Recepcioniste në Administratë