Ligji-Nr.04-L-019

Legislation / Ligjet

561 views
0 Likes
0 0
LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 02/L-8 PËR VERËRAT.
Me këtë ligj rregullohet prodhimi, qarkullimi, përpunimi i rrushit për prodhimin e verës, prodhimi dhe kushtet e vënies në qarkullim të verës dhe produkteve të tjera të përpunimit të rrushit dhe verës, destilimi, mbrojtja e verës së prodhuar në rajonin e caktuar gjeografik i cili dallohet me kushtet e veçanta klimatike, tokësore dhe kushteve tjera, prodhimin dhe qarkullimin e verërave frutore dhe prodhimeve tjera në bazë të verërave frutore.

Share on Social Networks

Share Link

Use permanent link to share in social media

Share with a friend

Please login to send this document by email!

Embed in your website

Select page to start with

8. 8 e) verërat e reja; f) verërat ekologjike; g) verërat shkumore; h) verërat shkumore të tryezës; i) verërat rajonale shkumore; j) verërat cilësore shkumore; k) verërat gjysmë shkumore; l) verërat gjysmë shkumore të tryezës, m) verërat cilësore gjysmë shkumore. 18.9. Kriteret për kategorizimin e ngushtë të ve rërave përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. 18.10. Prodhimet e tjera nga rrushi dh e vera sipas këtij ligji janë: a) prodhimet alkoolike të pafermentuara: (i) mushti i konservuar; (ii) mushti i koncentruar; (iii) mushti i karamelizuar; (iv) mushti i alkoolizuar; (v) mushti pjesërisht i fermentuar; (vi) mushti i rektifikuar. b) Vera për prodhimin e uthullës së verës; c) Uthulla e verës; d) Uthulla nga pemët frutore; e) Vera e dealkoolizuar;

7. 7 b) verërat shkumore, shkumore e g azuar, gjysmë shkumore dhe gjysmë e shkumore e gazuar klasifikohen si: shumë të thata, të thata, gjysmë të thata, gjysmë të ëmbla dhe të ëmbla. 18.4. Kriteret për ndarjen e verërave sipas përmbajtjes së sheqerit: a) verë e thatë, vera që përmban më së shumti 4 gram/litër sheqer redukues të pafermentuar; b) verë gjysmë e thatë, vera që përmban më tepër se 4 gram/litër por që nuk tejkalon 12 gram/litër sheqer redukues të pa fermentuar; c) verë gjysmë e ëmbël: vera që përmban më tepër se 12 gram/litër por që nuk tejkalon 45 gram/litër sheqer redukues të pa fermentuar; d) verë e ëmbël, vera që përmban sheq er redukues të pa fermentuar më së paku 45 gram/litër. 18.5. Duke i pasur parasysh dispozitat e Kap itullit III, kl asifikimi i verës në klasë cilësore varet nga cilësia e arritur e rrushit, rendimen tit për hektar, që nuk duhet të tejkalojë kufijtë e përcaktuar paraprakisht, përmbajtjen e sheqerit, përmbajtjen natyrale alkoolike dhe përbërësit tje rë si dhe komponentët or ganoleptike të verës. 18.6. Sipas cilësisë, verëra t ndahen si vijon: a) verëra tryeze; b) verë tryeze, pa prejar dhje të mbrojtur gjeografike; c) verëra tryeze me prejar dhje të mbrojtur gjeografike. 18.7. Verërat cilësore me prejar dhje të mbrojtur gjeografike. 18.8. Verërat kulminante, ndahen si vijon: a) verë kulminante nga lokalitete t e kufizuara dhe të kontrolluara; b) verë kulminante me prejardhje të mbro jtur gjeografike nga lokalitetet specifike; c) verërat “arkivore” janë verëra cilësore të cilësisë së lartë të cilat janë të ruajtura në kushte të veçanta pesë (5) e më tepër vite, ndërsa nëse ruhen në shishe së paku tri (3) vite. d) verërat predikate me prejardhje të mbro jtur gjeografike janë verëra të cilat në vitet dhe kushtet e veçanta varësisht nga shkalla e pje kurisë së rrush it, kohës së vjeljes dhe mënyrës së përpunim it arrijnë cilësi të veçantë;

3. 3 Neni 3 1. Neni 3 i ligjit bazik, titulli i nenit “ Prejardhja gjeografike” ndryshohet dhe riformulohet “Përcaktimi i prejardhjes së mbrojtur gjeografike”. 2. Neni 3 i ligjit bazik, pas paragrafit 3.4. shtohen paragrafët e ri 3.5., 3.6., 3.7., 3.8., 3.9. dhe 3.10. me tekstin si vijon: 3.5. Prodhimet me shenjën e prejardhjes së mb rojtur gjeografike, duh et ti plotësojnë kushtet që: a) të vijnë nga zona vreshtare e kufizuar; b) të vijnë nga varietetet e caktuara a po bashkimi i varieteteve të caktuara nga hardhia e rrushit. Vera mund të ruaj em rin e varietetit po që se është e prodhuar prej së paku 85% të rrushi t të atij varieteti dhe 15% të varietetit me cilësi përafërsisht të një jta si vera bazë. c) kanë të përcaktuar shkallën më të ultë të alkoolit natyror; d) mos të kalojnë rendimentin e lejuar për hektar; e) në aspektin kimik dhe organoleptik ë, duhet të kenë karakteristikat nga lokaliteti prej nga vjen. 3.6. Me propozim të Entit për Vreshtari dhe Verëra, Ministria merr vendim për shënimin e verës me prejardhje të mbrojtur gjeografike. 3.7. Kategorinë e kualitetit të verës me prejardhje të mbrojt ur gjeografike e përcaktojnë vetitë kimiko - fizike dhe organoleptike të verës. 3.8. Ministria - Enti i Vreshtarisë dhe Verërave mban regjistrin e sh ënimit të prejardhjes së mbrojtur gjeografike dhe lokaliteteve me indikacione të mbro jtura gjeografike. 3.9 Kushtet të cilat duhet ti përmbush prodhuesi për marrjen e vendimit për shënimin e verërave me prejardhje të mbrojtur gjeo grafike dhe shënimin e lokaliteteve me indikacione të mbrojtura gjeografike për caktohet me akt nënligjor nga Ministria. 3.10. Për kategoritë tjera të verë s jokulminante, përqindja e përzierjes përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria.

4. 4 Neni 4 1. Neni 4 i ligjit bazik, paragrafi 4.1. ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 4.1. Ministria nëpërmjet Entit për Vreshtari dhe Verërave në Rahovec, kryen këto detyra: a) të bëjë ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kadastrit të vreshtave; b) udhëheqja e sistemit të prodhimit dhe qarkullimit të rrushit për verë, dhe verërat tjera frutore. c) mbanë regjistrin e vreshtave; d) mbajnë Regjistrin e Kulti vuesve të Rrushit dhe Verës; e) përcakton varietetet e rekoma nduara dhe të lejuara të hardhisë dhe nënshartesave të saj; f) përcjellë pjekjen e rrushit dhe përcakton kohën e vjeljes; g) kufizon rendimentet maksimale të rrush it për hektarë, varësisht prej varietetit dhe destinimit; h) vlerëson dhe përcakton verën dhe prodhimet e tjera nga rrushi, pemët frutore dhe vera. 2. Neni 4 i ligjit bazik, paragr afi 4.2. pjesa e parë e paragrafit dhe pika f) e këtij paragrafi ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 4.2 Analizat kimiko-fizike të rrushit, mushtit dhe verës kryhen në Laboratorët e autorizuar në kuadër të Ministrisë së Bu jqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. f) lëshimin e certifikat ave për vlerësimin e rrushit, verës dhe prodhimeve tjera nga rrushi ,vera dhe pemët frutore. 3. Neni 4 i ligjit bazik, paragrafi 4.3. pas fjalës “Komunat” shtohet togfjalëshi “e Zonave Vreshtare” ndërsa teksti tjetër mbetet i njëjtë. 4. Neni 4 i ligjit bazik, pas paragrafit 4.3. sht ohet paragraf i ri 4.4. me tekstin si vijon: 4.4. Për zbatimin e dispozitave ligjore nga ky nen Ministria nxjerr akt nënligjor.

13. 13 Neni 29 Neni 51 i ligjit bazik teksti ekzistues numër ohet si paragraf 51.1. dhe pas tij shtohet paragraf i ri 51.2. me tekstin si vijon: 51.2. Për zbatimin e këtij ligji, Ministria ob ligohet në afat prej gj ashtë (6) muajve të nxjerr aktet nënligjore. Neni 30 Ky ligj hynë në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 04/ L-019 29 korrik 2011 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ________________________ Jakup KRASNIQI

6. 6 Neni 10 1. Neni 16 i ligjit bazik, paragrafi 16.1. teksti “Duke e marrur parasysh rrethanat ekologjike” fshihet dhe zëvendësohet me tekstin “Bazuar në kushtet ekologjike”, ndërsa teksti tjetër i disp ozitës mbetet e njëjtë. 2. Neni 16 i ligjit bazik, pas paragrafit 16.1. shtohet paragraf i ri 16.2. me tekstin si vijon: 16.2. Rajoni i vreshtarisë ësht ë njësi më e madhe territorial e e vreshtarisë me kushte të ngjashme klimatike dhe tokësore të cilat, të kombinuara me faktorët agrobiologjik ndikojnë në karakteristikat th emelore organoleptike të verës së prodhuar në atë rajon. Rajonet e vreshtarisë janë Rajoni i Dukagjinit dhe Rrafshit të Kosovës. Neni 11 Neni 18 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 18.1. Sipas këtij lig ji verërat janë: a) Verërat në kuptimin e ngushtë të fjalës, janë: (i) vera e qetë; (ii) vera shkumore; (iii) vera gjysmë shkumbore e gazuar; (iv) vera shkumore e gazuar. b) Verërat speciale: (i) verërat deserte; (ii) verërat aromatike; (iii) verërat liker. 18.2. Sipas ngjyrës verërat klasifikohen në verëra të bardha, roze dhe të kuqe. 18.3. Sipas përmbajtjes së sheq erit verërat klasifikohen në: a) verërat e qeta: të thata, gjysmë të thata, gjysmë të ëmbla dhe të ëmbla;

1. 1 Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly _______________________________________________________________________ Ligji Nr. 04/-L-019 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 02/L-8 PËR VERËRAT Kuvendi i Republikës së Kosovës; Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton: LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËS IMIN E LIGJIT NR. 02/L-8 PËR VERËRAT Neni 1 Neni 1 i ligjit bazik ndryshohe t dhe riformulohet si vijon: Me këtë ligj rregullohet prodhi mi, qarkullimi, përpunimi i rrushit për prodhimin e verës, prodhimi dhe kushtet e vënies në qarkullim të verës dhe produkteve të tjera të përpunimit të rrushit dhe verës, desti limi, mbrojtja e verës së prodhuar në rajonin e caktuar gjeografik i cili dallohet me kushtet e veçanta klimatike, tokësore dhe kushteve tjera, prodhimin dhe qarkullimin e verërave frutore dhe prodhimeve tjera në bazë të verërave frutore.

12. 12 Neni 25 1. Neni 44 i ligjit bazik, paragrafi 44.2. ndr yshohet dhe riformulohet si vijon: 44.2. Eksporti i verës duhet të shoqërohet me certifikatë. Validiteti i certifikatës për analiza fiziko-kimike dhe organoleptike ësht ë tre (3) muaj, brenda kësaj kohe sasia e mostruar e verës duhet të shitet apo të paketohet. 2. Neni 44 i ligjit bazik paragrafi 4 4.4. në fund të fjalisë pas fjalës “etiketuar” shtohet teksti “si dhe në formë të hapur apo rinfuz”. Neni 26 Neni 45 i ligjit bazik, ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 45.1. Punët në mbikëqyrje dhe prodhim të rru shit, verës dhe prodhime ve tjera nga rrushi, vera dhe pemëve frutore sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra nga ky ligj i kryen Ministria-Inspektorati fitosanitar. 45.2. Punët e mbikëqyrjes de inspektimit nga ko mpetencat e Inspektoratit fitosanitar i kryen Inspektori fitosanitar. Neni 27 Neni 47 i ligjit bazik, pas paragrafit 47.2. shtohe t paragraf i ri 47.3. me tekstin si vijon: 47.3. Për shërbimet e kryera në lëmin e vresht arisë dhe verëtarisë të cilat i ofron Enti i Vreshtarisë dhe Verërave për kompensim ma terial përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. Për kompensimin financiar të ofrim it të shërbimeve profesionale të kryera në Enti i Vreshtarisë dhe Verërave nga palët me interes, Ministria do të rregullon me akt nënligjor. Neni 28 Neni 49 i ligjit bazik ndryshohet dhe riformulohet si vijon: Të hyrat e krijuara nga zbatimi i këtij ligji derdhën në Buxhetin e Kosovës.

10. 10 Neni 15 1. Neni 22 i ligjit bazik, paragrafi 22.2. togfjalëshi “numrit të kontingjentit” zëvendësohet me togfjalëshin “Numrit Zyrtar të Kontrollit”, ndërsa teksti tjetër mbetët i njëjtë. 2. Neni 22 i ligji bazik, paragrafi 22.3. ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 22.3. Para plasimit të prodhimit në treg të gjitha paketimet, duhet të jenë me etiketa. Forma dhe përmbajtja e etiketës përcaktohet me akt nënligjor nga Ministria. Neni 16 1. Neni 24 i ligji bazik, pas pikës e) shtohet pika e re f) me tekstin si vijon: f) viti i vjeljes; 2. Neni 24 i ligjit bazik, pika g) ndryshohet dhe riformulohet si vijon: g) numri zyrtar i kontrollit vendoset vetëm në e tiketat e verërave cilësore dhe kulminante. Neni 17 Neni 25 i ligjit bazik paragrafi 25.2 fshihet pika a) “Viti i vjeljes” dhe bëhet riradhitja e pikave të tjera. Neni 18 Neni 31 i ligjit bazik fshihet nga teksti i ligjit. Neni 19 Neni 34 i ligjit bazik paragrafi 34.1. ndr yshohet dhe riformulohet si vijon: 34.1. Përmbajtja maksimale e acideve avulluese nuk mund të kalon më shumë se 0,8g/l për mushtin e rrushit në fermentim, 1g/l për ve rën e bardhë dhe roze, 1,2 g/l për verën e kuqe në qarkullim të lirë.

9. 9 f) Vera me përqindje të zvogëluar të alkoolit ekzistues; g) Vera për distilim; h) Prodhimet sekondare gjatë përpunimit të rrushit dhe verës; i) Bërsia e rrushit; j) Fundërrina e verës; k) Tartaratet; l) Farërat e rrushit. Neni 12 Neni 19 i ligjit bazik, paragrafi 19.4. pas fjalës “Ministri” i shtohet teksti “në Entin e Vreshtarisë dhe Verërave”. Neni 13 Neni 20 i ligjit bazik, në paragrafët 20.2. dhe 20.3. teksti “Institucion i autorizuar” fshihet dhe zëvendësohet me tekstin “Enti i Vreshtarisë dhe Verërave”, ndërsa teksti tjetër mbetet i njëjtë. Neni 14 1. Neni 21 i ligji bazik, paragrafi 21.1. ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 21.1 Vlerësimi organoleptikë i cilësisë së ve rës realizohet nga komisioni i emëruar nga Ministri që përfaqësojnë pers onat e autorizuar nga lëmi i vr eshtarisë, dhe enologjisë, të cilët janë certifikuar pë r vlerësim organoleptikë. 2. Neni 21 i ligji bazik, paragrafët 21.3. dhe 21.4. fjala “Shijuesit” zëvendësohet me fjalën “Vlerësuesit” ndërsa teksti tjetër mbetet i njëjtë. 3. Neni 21 i ligji bazik, pas paragrafi 21.5. shtohe t paragraf i ri 21.6. me tekstin si vijon: 21.6. Për zbatimin e dispozitave ligjore të këtij neni Ministria nxjerr akt nënligjor

2. 2 Neni 2 1. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. përkuf izimi “Vera” ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 1. “Vera” nënkupton prodhimin ushqimor bujqësor të fituar ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik i tërësishëm apo i pjesërishëm i rrushit të freskët, dhe pemëve frutore të bluara, të pabluara apo mushtit të rrushit. 2. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. pë rkufizimi “Vera Kosovare” ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 2. “Vera Kosovare” nënkupton verën e prodhuar në Kosovë që ekskluzivisht rrjedhë nga varietetet e hardhive të klas ifikuara për prodhim të verës. Fortësia minimale natyrore alkoolike është 8,5 % vol. Përmbajtja e përgjithshme e aciditetit e shprehur si acid tartarik nuk është më e vogël se 3,5 gram/litër. 3. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. pas nën- paragrafit 5. shtohet pë rkufizim i ri 6. “Prodhues familjar” me tekstin si vijon: 6. “Prodhues familjar” - nënkupton çdo person fizik apo juridik që prodhon për nevoja të veta. 4. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. përkufizimi “Bërsia e rrushit” ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 18. “Pulpa e rrushit” - nënkupton masën nga bl uarja e rrushit të freskët, e fermentuar apo e pa fermentuar. 5. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. përkufizimi “Cipura e rrushit” ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 19. Bërsia e Rrushit -nënkupton produktin sekondar te fitu ar me proces te presimit para dhe pas fermentimit alkoolik te pulpës se rrushit. 6. Neni 2 i ligjit bazik, paragrafi 1. përkufizimi “Vera e dedikuar për distilim” ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 20. “Vera e dedikuar për distilim” - nënkupton prodhimin i cili ka një fortësi aktuale alkoolike në njësi vëllimore prej së paku 7,5% dhe jo më shumë se 17 %, dhe acidet maksimale avullues prej 3 gram/litër, e shprehur si acid acetik.

5. 5 Neni 5 Neni 5 i ligjit bazik, pas paragrafit 5.5. sh tohen edhe dy paragrafë të ri 5.6. dhe 5.7. me tekstin si vijon: 5.6. Prodhuesit familjar mund të prodhojnë verë në sasi prej 700 (shtatëqind) litra në vit për konsum vetanak, pa të drejtë tregtimi. 5.7. Prodhuesit e rrushit, mushtit, verës, verërave frutore dhe prodhimeve tjera nga rrushi dhe verëra, duhet të janë të licencuar dhe janë të obliguar të kenë ekspertin. Neni 6 1. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 6.1. ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 6.1. Ministria - Enti i Vresht arisë dhe Verërave mbanë shënime për personat të cilët kultivojnë rrushin, prodhojnë dhe përpunojnë ve rën apo prodhime tjera nga rrushi, vera dhe pemët frutore. 2. Neni 6 i ligjit bazik, paragrafi 6.2. në fund të te kstit pas fjalës “Ministri” i shtohet teksti “në Entin e Vreshtarisë dhe Verërave”. Neni 7 Neni 7 i ligjit bazik, paragrafët 7.1. 7.3. dhe 7.4. pas fjalës “Ministria” i shtohet teksti “Enti i Vreshtarisë dhe Verërave”, ndërsa teksti tjetër i dispozitës mbetet i njëjtë. Neni 8 Neni 8 i ligjit bazik, paragrafi 8.5. pas fjalës “Ministria” i shtohet teksti “në Entin e Vreshtarisë dhe Verërave”. Neni 9 Neni 15 i ligjit bazik, paragrafi 15.4. ndryshohet dhe riformulohet si vijon: 15.4. Kufijtë e epërm dhe të poshtëm për para metrat analitikë dhe kriteret e vlerësimit organoleptikë për këta fakt orë përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria.

11. 11 Neni 20 Neni 35 i ligjit bazik, paragrafi 35.2 përqindja “7,5% vol” ndryshohet në “8,5% vol”. Neni 21 Neni 37 i ligjit bazik, pa ragrafi 37.1 pas fjalës “Ministri” shtohet teksti “në Entin e Vreshtarisë dhe Verërave” dhe fshihet fjalia “saharozës”, ndërsa teksti tjetër mbetët i njëjtë. 2. Neni 37 i ligjit bazik paragrafi 37.2. ndr yshohet dhe riformulohet si vijon: 37.2 Pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi duhet të regjistrohen në librat e brendshëm të kompanive prodhuese të verës dhe lëshohen dokumente përkatëse të cilat tregojnë se produktet i janë nënshtruar procesit dhe mund të vihen në qarkullim të lirë. Neni 22 Neni 41 i ligjit bazik pa ragrafi 41.2. pas fjalës “Ministria” shtohet teksti “Enti i Vreshtarisë dhe Verërave”, ndërsa teksti tjetër mbetët i njëjtë. Neni 23 1. Neni 41 i ligjit bazik, paragrafi 41.2. fjala “rritur” zëvendësohet me fjalën “kultivuar”. 2. Neni 41 i ligjit bazik, paragrafi 41.2. pika a) fjala “rritur” zëvendësohet me fjalën “kultivuar”. Neni 24 Neni 43 i ligjit bazik, paragrafi 43.4. ndr yshohet dhe riformulohet si vijon: 43.4 Çdo dërgesë e verërave të importuara përv eç verës së mbushur në shishe deri në sasinë të cilën një individ mund të impor toj pa doganë në pajtueshmëri më rregullat doganore, duhet të mostrohet zyrtarisht nga In spektori fitosanitar i cili i dorëzon mostrat në Entin e Vreshtarisë dhe Ve rërave, për vlerësimin kimiko -analitik dhe organoleptikë. Enti i Vreshtarisë dhe Verërave vlerëson verëra t e importuara brenda katër (4) ditëve pas pranimit të mostrave.

Views

  • 561 Total Views
  • 431 Website Views
  • 130 Embedded Views

Actions

  • 0 Social Shares
  • 0 Likes
  • 0 Dislikes
  • 0 Comments

Share count

  • 0 Facebook
  • 0 Twitter
  • 0 LinkedIn
  • 0 Google+

Embeds 2

  • 29 skkv.rks-gov.net
  • 1 translate.googleusercontent.com