Thirrje për aplikim, Sektori i pemëve dhe rrushit 2017

Forms / Aplikimet

447 views
0 Likes
0 0
Thirrje për aplikim për fermerët dhe ekonomitë bujqësore të
Republikës së Kosovës
Për përfitim në kuadër të implementimit të "planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014-2020", masa 101 "investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore" sektori i rrushit.

Share on Social Networks

Share Link

Use permanent link to share in social media

Share with a friend

Please login to send this document by email!

Embed in your website

Select page to start with

4. 5. Dokumentet e nevojshme Për të aplikuar për Masën 101- në sektorët përkatës, dokumentet e nevojshme mund t'i gjeni në Udhëzuesit për aplikues, në uebfaqen e AZ HB-së dhe në zyrat rajonale përkatëse. 6. Shkalla e përkrahjes publike - Vlera minimale e shpenzimeve të pranueshm e për projekt brenda kësaj mase është 10,000 €, përveç projekteve për pemë manore dhe projekteve të sektorit të rrushit, ku vlera minimale e projektit është 5,000 €. - Përkrahja publike është 60% e shpenzimeve të pranueshme të investimit përveç për traktor me ç’rast përkrahja publike është 20% e cila nuk rritet as për zona malore as për të rinjë. - Përkrahje shtesë prej 5% jepet për investime në zonat malore dhe 5% për fermerë të rinj (40 vjeç ose më të rinj). - 7. Koha dhe mënyra e pranimit të aplikacioneve Data e fillimit të dorëzimit të formularit për aplikim është dita e publikimit të thirrjes për aplikim, Thirrja për aplikim do të jetë e hapur nga data 06 shkurt deri më 20.03.2017 Vërejtje: Aplikacioni duhet të përmbajë të gjit ha dokumentet e kërkuara dhe të dorëzohet në afatin për aplikim. Dosja e aplikacionit dorëzohet në dy kopje fizike dhe të gjitha dokumentet e dosjes fizike skanohen dhe r uhen në një CD e cila dorëzohet bashkë me kopjet fizike. Këshillohen aplikuesit që një kopje të dosjes ta ruajnë për nevoja të veta.Këshillohen aplikuesit që të aplikojn së pa ku 5 ditë para përfundimit të afatit për aplikim që të kenë mundësi të kompletojn dokum entacionin e tyre në raste të mungeses së ndonjë dokumenti. Formulari për aplikim dhe dokumentet e bashkëngjitu ra duhet të dorëzohen në zyrën Rajonale të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në: Prishtinë, M itrovicë, Pejë, Gjakovë, Priz ren, Ferizaj dhe Gjilan nga ora 08:30-16:00 çdo ditë pune,

5. 8. Kontaktet dhe pikat (vendet) informuese lidhur me aplikimin Për informata më të hollësishme vizitoni uebfaqen www.mbpzhr-ks.net , uebfaqe www.azhb-ks.net MBPZHR /AZHB MBPZHR /AZHB Adresa: (Ndertesa ish Banka e Lublanës) Prishtinë Nga e hëna deri të premten: nga ora 10:00 – 12:00 dhe nga ora 13:00-15:00 tel 038/211-967 ose 038/212-647 Zyret Regjionale të AZHB-së çdo ditë pune nga ora 08:30-16:00 Nr. Rajoni Adresat Telefoni e-maili 1 Prishtinë Zona Industriale - Fushë Kosovë, përballë Maxi-Marketit 038 601 169 2 Mitrovicë “Mbretëresha Teutë” pa nr. 028 522 501 3 Pejë Instituti Bujqësor “Fidanishtja” Pejë 039 431-276 4 Gjakovë “Marin Barleti” nr. 2, kati III. 0390 320-992 5 Prizren “Avni Rrustemi” 159 029 244-793 6 Ferizaj “Dëshmorët e kombit” pa nr. 0290 324 661 7 Gjilan Rr. “Bulevardi i Pavarësisë” (Rr. e Ferizajit) (Soliteri, kati I) 0280326106

1. THIRRJE PËR APLIKIM PËR FERMERËT DHE EKONOMITË BUJQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR PËRFITIM NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË “PLANIT PËR BUJQËSI DHE ZHVILLIM RURAL 2014-2020”, MASA 101 “ INVESTIMET NË ASETET FIZIKE NË EKONOMITË BUJQËSORE” SEKTORI I PEMËVE, SEKTORI I RRUSHIT. 1.Qëllimi i thirrjes për aplikim Qëllimi i thirrjes për aplikim është dhënia e mbësht etjes financiare/granteve për investime në ferma në kuadër të Masës 101 “INVESTIMET NË ASETET FIZIKE NË EKONOMITË BUJQËSORE”, sipas Planit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2014- 2020, për vitin 2017 për sektorin e pemëve dhe sektorin e rrushit. 1.Aplikuesit e pranueshem - Aplikuesit e pranueshem për këtë masë janë personat fizik dhe juridik.Ata duhet të jenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës; - Nëse aplikuesi është person fizik, ai duhet të jetë së paku 18 vjeç, por jo më i vjetër se 65 vjet. Në rastin e personave juridik ky kriter nuk aplikohet; - Personi fizik duhet ta ketë të përfunduar së paku shkollën e mesme dhe dy vjet përvojë pune në lëmin në të cilën aplikon. Aplikue sit që nuk kanë përvojë pune dy vjeçare, duhet të ndjekin kurse trajnimi me së pa ku 20 orë mësimi, në fushën për të cilën aplikojnë, e të cilat do t’i përfundojn ë para kërkesës për pagesën e fundit; - Në rastin e personave juridik, kërkesa e sipërpërmendur vlen për pronarin ose për personin e punësuar të ndërmarrjes. Personi i punësuar duhet të ketë kontratë pune jo më të shkurtër se tre vjet; - Aplikuesit duhet t'i kenë të shlyera detyrimet ta timore dhe atë, personat fizik, tatimin në pronë, kurse personat juridik, tatimin në të ardhura të korporatave dhe tatimet e tjera të aplikueshme; Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria – Vlada - Government Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Ministarstvo Poljoprivrede, Šumarstva i Ruralnog Razvoja Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë/Agencija za Razvoj Poloprivrede/ Agriculture Development Agency

3. 4.Sektori i rrushit 4.1 Kriteret e investimeve në Sektorin e Rrushit - Në momentin e aplikimit, aplikuesit për in vestime në sektorin e rrushit duhet të dëshmojnë se kanë tokë bujqësore në pronësi, të trashëguar apo të marrë me qira për së paku 10 vjet, dhe të regjistruar në Regjistrin e Fermës dhe atë së paku 0.3 hektar. Sipërfaqja minimale e ngastrës duhet të jetë 0.1 hektar. - Në rast të investimeve në mekanizim dhe paji sje për kultivim dhe vjelje, si dhe depo për trajtim pas vjeljes, aplikuesit duhet të dëshmo jnë se kanë së paku 3 hektarë me vreshta, në pronësi, të trashëguar apo të marrë me qira për së paku 10 vjet, të regjistruar në Regjistrin e Vreshtave dhe në Regjistrin e Fe rmës. Kontrata për qiramarrjen duhet të jetë e noterizuar. - Përfituesit për ngritje të vreshtave të reja, duhet te blejnë vetëm fidanë të importuar nga vendet e BE-së, përveç varieteteve: Vranac, Pr okupë, Smederevka, Kallmet, Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhë, të cilat mund të jenë të prodhuara edhe në vend ose ndonjë vend tjetër jashtë BE-së. Bashkë me kërkesën për pagesë , përfituesit duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës fito-sanitare mbi gjendjen shënde tësore të materialit fidanor të lëshuar nga prodhuesi, certifikatën mbi prejardhjen e fid anëve dhe në rastin e fidanëve të importuar edhe lejen e importit të ndërmarrjes importuese. 4.2 Investimet në Sektorin e Rrushit - Investimet në ngritjen/modernizimin e plantacioneve të vreshtave (konvertim, zëvendësim) për rrush të tryezës dhe rrush të verës me madhësi minimale 0.3 hektar; - Investimet në vendosjen e sistemeve të ujitjes, sipas praktikave efikase të ujitjes; - Investimet në vendosjen e plasmasit për rrush të tryezës; - Investimet në prodhim të energjisë efiçiente në fermë nga të gjitha llojet e burimevetëripërtërishme; - Investimet në sistemin e rrjet ave për mbrojtje nga breshëri; - Investimet në sisteme mbajtëse të hardhive dhe në rrethoja; - Investimet në makineri bujqësore dhe pajisj e për vreshta, makineri për mbrojtje të bimëve, për plehërim, për vjelje dhe trajtim pas vjeljes; - Investimet për blerje të traktorit; - Atyre që kanë mbi 3 hektarë sipërfaqe me vreshta u lejohet edhe aplikimi për ndërtimine objekteve për veprimet pas vjeljes, si depo ftohëse, makineri për klasifikim, pastrim, paketim;

2. 2.Shtrirja gjeografike Tërë territori i Republikës së Kosovës. 3.Sektori i pemëve 3.1Kriteret e investimeve në sektorin e pemëve (molla, dardha, kumbulla, vishnja, qershia, kajsia, pjeshka, ftoni, dredhëza, mjedra, manaferra, boronica dhe aronia) - Në momentin e aplikimit për investime në sektorin e pemëve, aplikuesit duhet të dëshmojnë se kanë sipërfaqe të tokës bujqësor e në pronësi, të trashëguar apo të marrë me qira për së paku 10 vjet dhe të regjistr uar në Regjistrin e Fermave dhe atë së paku 1 hektar për pemë drufrutore (molla, dardha, ku mbulla, vishnja, qershia, kajsia, pjeshka, dhe ftoni ) dhe/ose 0.50 hektar për pemë manore (dredhëza, mjedra, boronica, manaferra dhe aronia). Sipërfaqja minimale e ngastrës për pemë manore duhet të jetë 0.25 hektar dhe për pemë drufrutore 0.50 hektar; - Përfituesit për ngritje të pemishteve të reja, para kërkesës për pagesë, nëse blejnë fidanë të prodhuar në Kosovë, duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës fito-sanitare mbi gjendjen shëndetësore të materialit fidanor që përmbush kriterin CAC (ConformitasAgraria Communitatis) dhe kopjen e licencës së prodhuesit, kurse ata që blejnë fidanë të importuar nga vendet e BE-së, duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës fito-sanitare mbi gjendjen shëndetësore të materialit fidanor që përmbush së paku kriterin CAC të lëshuar nga prodhuesi, certif ikatën për prejardhjen e origjinës dhe lejen e importit të ndërmarrjes importuese. - Fidanët e mbjellë të pemëve drufrutore duhe t të kenë të ngjitur në trup etiketën e institucionit certifikues. - Projektet e nen mases se pemeve manore, duhet qe te perfshijne ndertimin e depos ftohese dhe ate: projektet me siperfaqe ≥ 0.50 ha – < 1 ha duhet te ndertojne depo me kapacitet se paku 10 t, ndersa projektet me siperfaqe ≥ 1 ha - ≤ 2 ha duhet te ndertojne depo me kapacitet se paku 20 t. 3.2 Investimet në Sektorin e Pemëve - Investimet në ngritjen e pemishteve të reja me sipërfaqe minimale prej 1 hektar për pemë drufrutore dhe 0.50 hektar për pemë manore; - Investimet në vendosjen e sistemeve të ujitjes në fermë, sipas praktikave efikase të ujitjes; - Investimet në prodhimin e energjisë ef içiente në fermë nga të gjitha llojete burimevetëripërtërishme; - Investimet në sistemin e rrjet ave për mbrojtje nga breshëri; - Investimet në makineri bujqësore dhe paji sje për pemishte, për mbrojtje të bimëve, për plehërim, për vjelje dhe trajtim pas vjeljes; - Investimet për blerje të traktorit për pemët dru-frutore - Për pemët manore blerja e traktorëve është investim i papranueshëm; - Investimet në ndërtimin dhe përmirësimin e objekteve për aktivitetet e pas vjeljes, objekteve për vendosjen e makinave, si dh e depove për produkte për mbrojtje të bimëve dhe për plehra artificiale. - Investimet në dhoma për ftohje ose frigorifer për pemët manore;

Views

  • 447 Total Views
  • 359 Website Views
  • 88 Embedded Views

Actions

  • 0 Social Shares
  • 0 Likes
  • 0 Dislikes
  • 0 Comments

Share count

  • 0 Facebook
  • 0 Twitter
  • 0 LinkedIn
  • 0 Google+

Embeds 1

  • 27 skkv.rks-gov.net