Roli dhe rëndësia e kadastrit të vreshtave
Kadastri i vreshtave realizohet me qëllim të krijimit të një baze të të dhënave të përgjithshme mbi pasuritë vreshtare të një vendi të caktuar. Mënyra më e lehtë për krijimin e një dokumentacioni të detajuar mbi pasuritë vreshtare dhe të industrisë së verërave realizohet përmes kadastrit të vreshtave apo një sistemi unik të bazuar në sistemin GIS. Krijimi i një dokumentacioni të tillë shërben si evidencë shtetërore mbi pasurinë vreshtare dhe mundëson planifikime të ndryshme strategjike në fushën e
Agrikulturës. Vetëm përmes një evidence të saktë dhe të detajuar mbi kapacitetet
vreshtare dhe të industrisë së verërave mundësohen investimet potenciale nacionale
apo nga jashtë në fushën e vreshtarisë.
Kjo bazë e të dhënave vreshtare mundëson një menaxhim të mirë të sipërfaqeve të
mbjellura me kulturë vresht, dhe njëherit ndihmon, këshillon dhe mbështet të gjithë
vreshtarët në kultivimin dhe mirëmbajtjen e vreshtave dhe të industrisë së verërave.
Pajisja e vreshtarëve dhe verëtarëve me certifikata dhe dokumentacion përcjellës për
vreshtat dhe verën e tyre është një përparësi
e madhe për vreshtarët dhe verëtarët në
plasimin e produkteve të tyre si në tregun
e vendit gjithashtu edhe në atë jashtë tij.
Përpos kësaj ndihmese administrative,
pajisja me dokumentacion për vreshta është
shumë e rëndësishme edhe për çështje të
zgjerimit të biznesit dhe hipotekimit në
banka apo institucione të tjera financiare.
Qasja në kadastrin te vreshtave
Fermerët dhe kompanitë fillimisht janë të obliguar tëregjistrohen në sistem si të
tillë. Pasi të jenë regjistruar dhe të jetë krijuar useri i tyre nga personat përgjegjës në
departament kompanitë kanë të drejtëçasje në aplikacion.